E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në qendër të Laçit, dy të plagosur dërgohen drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Laçit, në afërsi të ndërtesës së bashkisë.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Aktualisht po punohet për hetimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti që tronditi zonën qendrore të qytetit.

“Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›