E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në rrugën “Bardhyl”, vetura bëhet copash

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë.

Një automjet është përplasur me një autobus të linjës urbane, ndërsa si pasojë e përplasjes është përfshirë edhe një motor që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›