Aksident në rrugën Laç – Fushë Krujë, 6 persona të plagosur, dërgohen te Spitali i Traumës

Gjashtë persona, tre prej të cilëve të mitur, kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të diele (26 shkurt) në vend, si pasojë e një aksidenti.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, teksa në aksident u përfshinë dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Renault”.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur personat me inicialet I. H. 43 vjeç dhe I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/rtsh.al/