Incident në Portin e Durrësit me tragetin Claudia

Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Portin e Durrësit, si pasojë e motit të keq. Autoriteti Portual Durrës bën me dije se për shkak të erës së fortë, trageti Claudia ka këputur cimen e djathtë dhe ka prekur bankinen nga ana e ish-portit të peshkimit.
Incidenti u regjistruar rreth orës 18:20, ndërsa fatmirësisht në traget nuk kishte pasagjerë. Në veprim kanë hyrë dy rimorkiatorët të cilët kanë shmang përplasjet, ndërsa pas vendosjes së situatës nën kontroll, trageti Claudia ka dalë nga Porti i Durrësit dhe është nisur për Ankona, si zakonisht.
Po ashtu, Autoriteti Portual Durrës bën me dije se të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë sonte me linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, tragetet do vazhdojnë normalisht në linjat, sipas orareve të përcakuara.
/rtsh.al/