E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në superstradë, kamioni shtyp të moshuarën

Aksident me kamion, foto arkiv

Në aksident i ka marrë jetën një gruaje të moshuar teksa po kalonte rrugën nacionale Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas. Një kamion me targë BR 5528 A ka përplasur një grua të moshuar ende e pa identifikuar e cila në atë moment ka tentuar të kalojë rrugën.

Me gjithë frenimin e shoferit, gruaja është përplasur duke u përfshirë nën rrotat e pasme të kamionit. Për të ndjerën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit i cili do të merret në pyetje për rrethanat e përplasjes. Sipas të dhënave paraprake mendohet se ka qenë këmbësorja ajo që ka tentuar të parakalojë rrugën por nuk ka mundur e është përplasur me kamionin.

Për shkak të përplasjes së fuqishme është bërë i pamundur identifikimi i parë i të moshuarës e cila dyshohet se është banore e fshatrave përreth rrugës.   /B.Ndregjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›