E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, 8 shqiptarë në pranga

Policia italiane, foto arkiv

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 8 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë janë arrestuar.

Policia italiane arrestoi sot 11 persona, të cilët akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas medieve italiane, të arrestuarit trafikonin kokainë, marijuanë dhe hashash dhe e shpërndanin atë në rrugë, parqe dhe lokale në Trentino Alto Adige.

Në pranga kanë rënë shtetasit shqiptarë: Shkelzen Laçi, 27 vjeç; Fatos Sula, 23 vjeç; Hektor Muka, 29 vjeç; Florentin Kulluri, 25 vjeç; Altin Ajazi, 33 vjeç; Saimir Hysa, 33 vjeç; Elvi Kici 20, vjeç dhe Alban Toska, 25 vjeç.

Mësohet hetimet për këtë rrjet trafiku kishin nisur që në nëntor të vitit 2008 dhe deri në maj të 2011-ës, policia arriti të sekuestronte 17 kg lëndë narkotike, që kapte vlerën e 4 milionë eurove. Prej vitit 2008 në pranga kanë rënë 42 persona, mes të cilëve korrierë, trafikantë dhe shpërndarës droge. /E.L/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›