E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne superstraden Lezhe-Shkoder 1 i vdekur 1 i plagosur

Mengjesin e sotem ne superstraden Lezhe-Shkoder ka humbur jeten nje person si pasoje e nje aksidenti si dhe nje person tjeter eshte plagosur. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Gocaj te Lezhes ku nje furgon ne te cilen udhetonin dy persona ka dale nga rruga. Si pasoje ka nderruar jete 39-vjecari Ben Pepaj ndersa eshte plagosur Agustin Vucinaj 39-vjec i cili eshte derguar me urgjence ne spitalin e Lezhes. Nderkaq ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise te cilat pas hetimeve paraprake kane theksuar se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia e madhe me te cilen udhetonte mjeti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›