E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Flamurit presidenti Topi merr mesazh urimi nga homologu maqedonas

Me rastin e Dites se Pavaresise se Republikes se Shqiperise presidenti i Maqedonise Gjorge Ivanov i ka percjelle nje mesazh urimi presidentit shqiptar Bamir Topi. Presidenti maqedonas Ivanov ne urimine tij thekson se i paraqet kenaqesi te vecante qe me rastin e Dites se Pavaresise se Republikes se Shqiperise ne emrin e tij dhe ne emer te te gjithe qytetareve te Republikes se Maqedonise i dergon urimet me te sinqerta me deshira per perparim te metejshem te vendit tone dhe mireqenie te qytetareve. Ivanov thekson se eshte i bindur se ne periudhen qe do te pasoj me perpjekje te perbashketa por edhe me dinamike te rritur do ti shfrytezojme te gjitha mundesite per perforcimin e mardhenieve dhe pasurimit te bashkpunimit te gjithanshem. Sipas tij miqesia tradicionale mes dy vendeve dhe dy popujve si dhe perpjekjet e perbashketa per stabilitet dhe perparim te rajonit parashtron nevojen qe marredheniet mes dy vendeve te perparojne dhe te zhvillohen me tej. Nderkohe ne fund te mesazhit Ivanov uron Zoti President me lejoni qe tua percjell pershendetjet e ngrohta dhe te sinqerta nga Republika e Maqedonise por edhe tu dergoj shprehjet e respektit tim me te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›