Aksident nje i vdekur nje i plagosur

Një e vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i aksidentit të ndodhur në autostradën Vorë-Tiranë pranë kthesës së Yzberisht. Drejtuesi i një mjeti tip benz nuk mundi të ulte shpejtësinë dhe për pasojë goditi nga pas një kamion që kthehej për në Yzberisht. Ndërkohë në korsinë tjetër ulja e shpejtësisë nga drejtuesit kureshtarë ka shkaktuar një tjetër përplasje, fatmirësisht pa pasoja të rënda.