Vlore humb jeten ne pune elektricisti i CEZ

Një elektricist i kompanisë CEZ, qe operonte ne zonen e Orikumit, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa tentonte te sistemonte linjen elektrike ne kete zone. Irakli zako, 60 vjeç, ka qene ne maje te shtyllës elektrike për gjate rrugës nacionale Vlorë- Orikum, ne momentin qe ka gjetur vdekjen.
Sipas hetimeve parakrake rezulton se 60 vjecari, i cili sebahsku me dy elektriciste te tjere te CEZ, ishin ne zone që prej orës 07.30 për te sistemuar nje defekt ne kete zone, dhe ne momentin e ngjarjes Zako ka qene duke vendosur linjen ne shtylle.
Përgjegjësi i CEZ për Orikumin e zonat përreth, Qatip Jaupi, tha se se kane qene tre elektricesite ne detyre mëngjesin e sotëm per te riparuar defektin i cili shkaktohet nga ndërhyrjet e paligjshme ne rrjet, qe cojne ne qark te shkurtër e lenë zonën pa energji.
Gjithsesi policia vijon me marrje ne pyetje te punonjësve te nënstacionit, si dhe dy elektricisteve te tjere qe shoqëronin viktimën ne momentin e ngjarjes.