E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, përplasen 3 automjete, s’ka të lënduar

Aksidenti i trefishtë i ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Fusha e Ali Demit në Tiranë fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak i këtij aksidenti ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugorë. 

TIRANE- Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme pranë vendit të quajtur Fusha e Ali Demit në Tiranë, kur tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga aksidenti nuk janë shënuar të lënduar, kurse tre automjetet kanë pësuar dëmtime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje konstatoi se shkaqet e aksidentit janë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›