E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, probleme në aplikimin për karta

Probleme të shumta të krijuara gjatë procesit të aplikimit për pajisjen me kartat e reja të identitetit në qytetin e Fushë Krujës. Avari janë krijuar në sistemin kompjuterik nga ku në dy prej kompjuterat e instaluara në zyrat e gjendjes civile, vetëm njëri është funksional. 

FUSHE KRUJE- Procesi i aplikimit me pajisjen për karta identiteti duket se nuk paraqitet fort e mbarë në qytetin e Fushë Krujës. Ky proces shoqërohet shpesh me avari në sistemin kompjuterik, nga ku në dy prej kompjuterëve të instaluar në gjendjen civile vetëm njëri është funksional.
Mos funksionimi i kompjuterit tjetër si rezultat i një defekti teknik, ka bërë që me orë të tëra qytetarët të presin pas dyerve të gjendjes civile. Vënia në dispozicion e dy sporteleve për ti shërbyer qytetarëve nuk e përballon numrin e madh të aplikantëve. Anomalitë e krijuara e bëjnë të vështirë përfundimin e procesit më 15 prill sipas afatit zyrtarë. Janë të detyruar si shkak i këtyre problemeve të qëndrojnë në radhë invalidë e pensionistë, ku këta tqë fundit ankohen edhe për çmimin që duhet të paguajnë pasi për të ardhurat e tyre ai është tepër i lartë.
Fluksi është i papërballueshëm edhe për shkak të vonesave të shumta që krijohen në kryerjen e veprimeve, e sikur të mos mjaftonin të gjitha këto vihet re mungesa e herë pas hershme e energjisë elektrike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›