Tiranë, nën arrest 5 persona për vepra të ndryshme penale
Policia e Tiranës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e 5 personave të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Veprat penale të kryera nga 5 të arrestuarit janë, falsifikim dokumentacioni, plagosje në bashkëpunim, si dhe vjedhje.
TIRANE- 5 persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale janë arrestuar sot nga ana e policisë së rrethit të Tiranës.
Ndër të arrestuarit janë Hajdar Shabani, 63 vjeç, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe ndaj tij është dhënë masa arrest me burg nga ana e gjykatës së Tiranës.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se 63 vjeçari Shabani, banues në Fushë-Milot Kurbin, dyshohet të ketë falsifikuar një sërë dokumentesh që lidhen me pronësinë e disa objekteve, duke kryer në mënyrë të kundraligjshme tjetërsimin e tyre në favor të tij.
Gjithashtu policia ka arrestuar Lumir dhe Binak Arifaj, përkatësisht 19 dhe 24 vjeç, të akuzuar për kryerjen e veprës penale "plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim. Ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Fushës së Aviacionit, ku dy të rinj në bashkëpunim me njëri- tjetrin, goditën me sende të forta 34 vjeçarin Ervis Shehu, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak, në gjendje kritike për jetën.
Policia e Tiranës ka arrestuar edhe shtetasin Ermal Metko dhe Andi Shkurti, përkatësisht të moshës 18 dhe 22 vjeç, mbi të cilët rëndon akuza për "vjedhje të disa bizneseve".
Këta të fundit dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së disa pajisjeve elektronike dhe të një automjeti me targa italiane, në rrugën e "Kavajës" dhe në "Komunën e Parisit". (a.r/ata/balkanweb)