E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor ne Fier, makina humb kontrollin

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e fortë. Për pasojë, ai ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›