E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Del sot para gjykatës këngëtari Erind Xhaferaj/ Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike

Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi kreu veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.

Sot ai do të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij, ku rasti është denoncuar nga vetë nxënëse e kësaj shkolle.Pas telefonatës së mbërritur në polici, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin.
Ai është shoqëruar në ambientet e policisë, ku është marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Xhaferi pritet të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja përfaqësohet nga prokurori Skerdi Sinanaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›