Aksident rrugor në Lezhë, plagoset rëndë 65-vjeçari
Një person është plagosur mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se një makinë me drejtues shtetasin K.B, ka përplasu një motor që drejtohej nga 65-vjeçari me inicialet Z.P, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrid”.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë 65-vjeçari që drejtonte motorin, i cili më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Foto nga vendngjarja
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
