Wagner thotë se ka marë kontrollin e plotë të Bakhmut në Ukrainë
Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, pohoi sot se forcat e tij kanë marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit , qyteti që ka tërhequr vëmendjen e publikut për intensitetin e luftimeve dhe kohëzgjatjen e tyre disamujore.
"Sot në orën 12 të mesditës, Bakhmuti u kap plotësisht. Ne pushtuam të gjithë qytetin, shtëpi më shtëpi," tha Prigozhin, duke shtuar se forcat e tij do të tërhiqen nga Bakhmut më 25 maj, duke ua dorëzuar kontrollin forcave të rregullta ruse.
Kjo deklaratë u mohua nga ushtria ukrainase duke thënë se burrat vazhdojnë të luftojnë atje me zëvendësministrin e mbrojtjes të Ukrainës duke folur veçanërisht për luftime të ashpra në qytet dhe një "situatë kritike".
"Kjo nuk është e vërtetë. Njësitë tona po luftojnë në Bakhmut," tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Serhii Tserevaty për Reuters pas komenteve të Prigozhin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
