Arrestohen 5 persona në Greqi, tentuan të blinin vota për SYRIZA, sekuestrohen mijëra euro
Pesë persona janë arrestuar në Greqi në Kardicë, në tentativë për të blerë vota.
Mediat grekje shkruajnë se janë kapur mbrëmjen e djeshme 5 persona. Policia ka kontrolluar një furgon, ku janë gjetur 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje kartash. Në një çantë janë gjetur 114 zarfe të mbyllura me kartën e bashkangjitur të kandidatit për deputet të SYRIZA dhe shuma prej 4400 euro dhe një tjetri 1660 euro.
Sektori i Sigurimit të Kardicës konfiskoi të gjitha sa më sipër pasi nga hetimet u zbuluan prova të tentativës për t'iu afruar zgjedhësve në vendbanim për të votuar me pagesë kandidatin konkret.
Një prej të arrestuarve, 37-vjeçari rom, ka pohuar se një javë më parë ka kontaktuar me një 30-vjeçar që njihen nga futbolli, me qëllim që të gjente votues për SYRIZA-s dhe që do u jepte shumën prej 20 euro.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
