Aksident rrugor në Rrugën e Kombit, mbetet i plagosur një person

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rrëshenit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa deri më tani nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/