E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në aksin Fier-Vlorë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në mbikalimin e hekurudhës në fshatin Ferras të komunës Levan në Fier. Përplasja ka ndodhur mes një kamioni të tonazhit të rëndë që transportonte materiale inertë dhe trenit me pasagjerë të linjës Vlorë-Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, treni ka tërhequr kamionion rreth 10 metër larg nga vendi i goditjes, ndërkohë mësohet se drejtuesi i kamionit që transportonte materiale inerte nga lumi Vjosë në punimet e autostradës Levan- Vlorë është gjendur disa metra larg nga vendi i ngjarjes nga kalimtarë të rastit. Këta të fundit e kanë gjendur atë pa ndjenja, ndërsa e kanë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Fierit. Erjon Qarri, 32 vjec banues në Novoselë ka marrë goditje në pjesën e kokës, ndërsa aktualisht po merr ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›