Aksident në Lezhë, në gjendje të rëndë 80-vjeçarja
Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar në orët e para të ditës në shtunë në aksin rrugor Lezhë-Ishull Lezhë, ndërsa një motor ka përplasur nje kalimtare.
Fatmirësisht ky aksident nuk ka sjellë pasoja per jeten, ndërsa mësohet se drejtuesi i motorrit Valmir Nikolli 42-vjeç, ka perplasur 80-vjeçaren Mrika Ndoka, e cila i ka ndërprerë rrugën.
Aksidenti ka qënë i rëndë, ndërsa e plagosura është dërguar në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.