Shkodër, pranga 28 vjeçarit, mbante pa leje armë dhe municione

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar, ndërsa akuzohet për armëmbajtje pa leje. Nga seksioni per hetimin dhe parandalimin e krimeve ne Komisariatin e policise Shkoder, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Nikoll Ndreca, banues ne fshatin Hajmel, Komuna Hajmel, rrethi Shkoder.
Arrestimi i tij u be pasi ne baze te informacioneve te marra dhe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, iu gjeten dhe iu sekuestruan e cilesine e proves materiale dy pushke model 63 si dhe 3 krehëra me nga 20 fisheke secili, te cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Tashmë të gjitha materialet proceduriale në ngarkim të tij, iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per vepren penale te "Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve".