E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor ne aksin Janine-Kozani Humbin jeten dy emigrante shqiptare babe e bir

Dy pjesëtarë të një familjeje emigrantësh, babë e bir, humben jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 12 të rrugës nacionale Janinë-Kozani. Autoveura me targa greke që e drejtonte emigranti Krenar Shehu, u përplas frontalisht me dy autobusa. Por fatale ishte përplasja me një autobus shqiptar, ku mbeti i vrare drejtuesi i mjetit, Krenar Shehu, dhe djali i tij 10 vjeçar, Klajdi Shehu. Djali tjetër i viktimes ndodhet jashtë rrezikut për jetën ne spitalin Haxhikosta të Janinës. Familja Shehu jetonte në ishullin e Lefkadas. Policia vlerëson se bilanci do të mund të ishte edhe më tragjik, po për fat, autobusi me pasagjerët rezistoi pas përplasjes duke mos dalë nga rruga apo u përmbysur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›