E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier helmimi i dasmoreve dyshimi i DSHP Fajtor kuzhinieret

Qoftet dhe rostoja e gostise helmuan dasmoret në Gorishovë. Specialistët e DSHP ne Fier presin pergjigjen e analizave, por nga vëzhgimi paraprak i mostrave është parë përmbajtje të lartë bakteriale.

Rasti i Gorishovës ka zbuluar një sërë shkeljesh që implikojnë edhe AKU-ne  në Fier.
Laze Bregasi shef i higjenës në DSHP thotë se mishi i therur nuk ishte shoqëruar me çertifikatë veterinare.

Dy janë faktorët që mund të kenë çuar në helmimin e mishit sipas DSHP. Mungesa e higjenës në gatim ose ndonjë virus i transmetuar nga vetë kuzhinierët e dasmës.
Burimi i infeksionit ka qënë kuzhina e lokalit ku u zhvillua dasma. Ky i fundit ishte marrë me qera nga i zoti i dasmës ndërsa kuzhinierë ishin një cift bashkëshortësh nga zona e Cakranit te cilet jane ne hetim. 
250 persona pësuan helmim nga ushqimi diten e dielë . Policia dhe DSHP  kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›