Vrasja e Gezim Karaj policia ngre akuzen e vrasjes pa paramendim per autorin

Policia i ka ngritur akuzën e vrasjes pa paramendim për Artenc Shehu, i arrestuar pasi goditi me grusht për vdekje, saldatorin 60-vjeçar, Gëzim Karaji.
Ngjarja ndodhi paraditen e të mërkurës, pranë vendit të punës së viktimës.
Burimet policore thanë se 30-vjeçari Shehu ka shprehur pendesë duke theksuar se “kurrë nuk kishte dashur ta vriste 60-vjeçarin”. Madje nuk e kishte menduar se ajo shpullë, siç pretendon se e ka goditur, të mund të shkaktonte vdekjen e saldatorit.
E pashë kur e goditi Amandën, me shpullë dhe shkova dhe i thashë që nuk kishte pse matej me femrat.
“E godita po me shpullë për ta bërë që ta kuptonte se çfarë ndodhte po të godasësh dikë më të dobët se vetja”- mësohet të jetë mbrojtur në versionin e tij Shehu.
Ndërsa e pyetur në polici, stjuardesa 26-vjeçare Amanda H., mësohet të ketë thënë në polici se kishte parë që automjeti t’i gërvishtej nga disa dërrasa që transportonte me biçikletë saldatori dhe i ka folur, po ai e ka goditur me shpullë.
Dhe ky ka qenë momenti që atë e ka parë shoku i saj, Shehu që kishte mbërritur dhe kishte goditur 60-vjeçarin.
Policia mësohet të ketë marrë edhe dëshmi të të tjera të dëshmitarëve në ngjarje, të cilët kanë deklaruar se ka patur një debat me fyerje mes Amandës dhe Karajit, para se të vinte 30-vjeçari.