Aksident te Rruga e Elbasanit, 2 të plagosur
Një aksident i ndodhur pasdite të Rruga e Elbasanit ka shkaktuar dy të plagosur. Mësohet se një automjet me targa AA 366 DD ka dalë nga rruga dhe ka hipur në trotuar, duke marrë përpara dy këmbësorë, në afërsi të këndit të lojërave 7 xhuxhat.
Dy kalimtarët e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit është bërë një manovrim i gabuar i drejtuesit të mjetit. / G.N.