Fajon: Presidenti? Mos përsërisni gabimet

Tanja Fajon
Eurodeputetja, Tanja Fajon, shprehet se zgjedhje e presidentit të Shqipërisë është një test për vendin sa i takon integrimit në BE. Fajon shprehet se Parlamenti Evropian do të ndje procesin e zgjedhjes së presidentit dhe ka kërkuar që të mos përsëriten gabimet e bëra në të shkuarën.
“Ne do e ndjekim procesin e zgjedhjes së presidentit. Shpresojmë që ai të jetë një proces i drejtë e demokratik, sepse nuk duam të bëhen gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Zgjedhja e presidentit do të tregojë nëse vendi e ka arritur maturinë e mjaftueshme për të vazhduar integrimin evropian, ka thënë eurodeputete sllovene në një intervistë për AS.
Fajon bë thirrje që 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë të përdoret si rast për të bërë hapin e ri drejtë BE-së, që është marrja e statusit kandidat. /F.S/