Shkodër, ndjekje penale kryetarëve të komunave

Gjykata e Rrehtit Gjyqësor Shkodër
Shkodër – Policia ka dërguar në prokurori materialet në ngarkim të krerëve të disa komunave të Shkodrës me kërkesën për të nisur ndaj tyre procedim penal për fyerje për shkak të detyrës. Kjo lidhet me situatën e krijuar dy ditë më parë në ndërmarrjen e ujësjellësit fshat në Shkodër, ku disa drejtues të komunave që mbulon me shërbim kjo ndërmarrje, anëtarë të këshillit mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje kanë vendosur shkarkimin e drejtorit aktual dhe kanë emëruar një tjetër në vend të tij. Duke qenë se vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes SHA Ujesjelles Fshat Shkoder ka patur parregullsi ligjore, drejtuesi aktual ka refuzuar të lërë detyrën dhe kjo ka bërë që disa drejtues komunash të debatojnë dhe fyejnë atë duke i kërkuar largimin nga ndërmarrja.
Policia mësohet të ketë shoqëruar personat dhe ndaj krerëve të këtyre komunave ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë, për fyerje për shkak të detyrës. Ndërsa policia zyrtarisht nuk u jep emrat e kryetarëve të komunave ndaj të cilëve janë dërguar materialet në prokurori, për këtë situatë ka reaguar dhe institucioni i prefektit në Shkodër. Në reagimin zyrtar theksohet se ky institucion në përputhje me ligjin ka shqyrtuar procedurat përkatëse të këtij vendimi dhe ka vërejtur se nuk janë procedurat e përfaqësimit të Njësive të Qeverisjes Vendore aksionere në këtë ndërmarrje përmes një vendimi nga këshillat përkatëse. /Anila Dushi/