E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tek Shkëmbi i Kavajës, 1 vdes, plagosen 5

KAVAJË- Aksident me vdekje tek Shkëmbi i Kavajës. Nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i vdekur një person, ndërsa 5 janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjajra e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30.

3 autoambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Me të arritur në vendin e aksidentit, policia identifikoi viktimën. Ai është shtetasi Rezart Hoxha 37 vjec, i cili udhëtonte me makinën tip ‘Opel’, ZZMN8072. Te plagosur kanë mbetur shtetasit, Elona Peleqi 27 vjec, Albana Kanani, 37 vjec, Leonard Bano, Marios Buzi 18 vjec dhe një ende i paidentifikuar.

Policia sqaron se viktima u përplas me shtyllat e ndriçimit. Nga përplasja me shtyllën e ndriçimit, makina e viktimës ka kaluar në korsinë tjetër të rrugës duke u përplasur me një makinë taksi me targa AA247 BA  tip Wolkswagen, në të cilën udhëtonin 5 persona.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›