E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vehbi Alimuça, pasi na vodhi, fiton edhe dëmshpërblim

Strasburg- Pavarësisht shumës, duket të jetë shokues vendimi i Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila i njohu një dëmshpërblim prej 8 mijë Eurosh  ish- presidentit të firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj. I dënuar nga drejtësia shqiptare për mashtrim në shumë të mëdha përmes skemës piramidale VEFA, Alimuçaj ankohej për trajtim të pakujdeshëm gjatë kohës së qëndrimit në burg. Vehbi Alimuçaj e kishte dorëzuar padinë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut më 2 Qershor 2005.Vendimi i trupit gjykues, përvec dëmshpërblimit prej 8 mijë Euro, e detyron shtetin shqipëtar t’i paguajë edhe taksat.

Alimuca vuante nga probleme kardiake e neuropsiqike dhe ishte ankuar për shërbim jo të duhur mjekësor gjatë vuajtjes së dënimit. Për këtë çështje, ai i referohej disa neneve në Konventën Europiane për  të drejtat e njeriut, në bazë të së cilave, ankohej dhe për mungesën e parashikueshmërisë ligjore për ndjekjen penale ndaj tij, si dhe për dënimin e dhënë. Gjykata e Strasburgut rrëzoi shumicën e pretendimeve të ish bosit t렠kompanisë piramidale. Ky vendim do të hyjë në fuqi pas 3 muajsh, nëse pala shqiptare nuk do ta ankimojë vendimin.

Ish drejtuesi i kompanisë “Vefa Holding” u arrestua në prill 1998, I akuzuar për mashtrim në shumë të mëdha. Në vitin 2002, Alimuçaj u shpall fajtor nga gjykata e lartë për mashtrimin ndaj 57. 923 kreditorëve dhe u dënua me 20 vjetë burg. Por, ai u lirua pas 8 vjetësh.

Në Maj të vitit 2010, pasi kishte vuajtur 5 vjet e gjysëm të dënimit, ai përfitoi nga dy amnisti të Presidentit të Republikës në vitet 2006 dhe 2007, fitoi 6 muaj ulje dënimi si pasojë e punës së kryer në burg ndërsa me faljen e presidentiti në vitin 2010 fitoi lirinë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 22 milionë dollarë dëmshpërblim për njeriun “e harruar” në burg Edhe sistemi gjyqësor amerikan, i cilësuar si ndër më perfektët...
  2. Foshnja e Dinoshit, pasi humbi të ëmen braktiset edhe nga i ati Korçë- Foshnja e Erjola Dinoshit, nënës që humbi jetën pak...
  3. Gërdeci, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme Tiranë- Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›