Aksident trafiku, shtatë të lënduar

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten rreth orës 18:40min, njësitë policore të trafikut rajonal të Mitrovicës, i janë përgjigjur një aksidenti në trafik, të raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc, të Mitrovicës.
Në këtë aksident është raportuar të kenë qenë të përfshira katër automjete, në mesin e tyre një automjet transportues.
Në përplasjen zinxhiror në mes automjeteve të përfshira në aksident, i cili ka ndodhur si pasoj e mos mbajtjes së distancës së duhur, janë lënduar lehtë, shtatë persona, katër prej të cilëve fëmijë të moshës prej 3 deri 7 vjeç.
Të gjithë të lënduarit, fillimisht janë trajtuar në emergjencën spitalore në Mitrovicë, dhe më pas janë liruar nga mjeku kujdestar për trajtim shtëpiak.
“Në bazë të raporteve preliminare të hetuesve të trafikut rrugor në Mitrovicë, mësohet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e pakujdesit të drejtuesit të automjetit transportues “DAF”, i cili me shpejtësi, duke mos mbajtur distancën e duhur, dështon të frenon para se nga prapa të godet automjetin e pasagjerëve i cili ishte rreshtuar prapa dy automjeteve tjera në pritje për kthim majtas, për hyrje në parkingun e qendrës tregtare ‘Viva Fresh’”, thuhet në komunikatë.
Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor në vendin e aksidentit, ka qenë e ngadalësuar për pakë kohë derisa njësitë reaguese policore kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
Prokurori i prokurorisë themelore, i cili është informuar lidhur me rastin, ka autorizuar zhvillimin e hetimeve të mëtejme nga hetuesit policor të trafikut rajonal të Mitrovicës./Indeksonline/