E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia premton përkrahjen e mëtejshme ndaj FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot vizitoi FSK-në, ku u prit me nderimet më të larta ushtarake. Me këtë rast ministri i Forcës së Sigurisë Agim Çeku tha se Kosova me Maqedoninë nuk ndanë vetëm kufirin, por edhe qëllimet e përbashkëta për ndërtimin e paqes në rajon. 

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë që edhe në të ardhmen ta vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimeve të ndryshme si dhe përdorimin e poligoneve ushtarake të Maqedonisë. Ai ofroi mbështetje edhe për trajnimin e pilotëve të ardhshëm të FSK-së .

Ministri Xhaferi gjithashtu ka siguruar qytetaret e Kosovës se perceptimi në Republikën e Maqedonisë për FSK-në është pozitiv./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›