Aksident trafiku, vdes 18 vjeçarja

Sot rreth orës 02:30 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur automjeti me targa të Zvicrës (ZH) që e drejtonte N. S. (1988) Serb shtetas i Kosovës me banim në fshatin Budrigë e Ulet ishte duke lëvizur ne aksin rrugor Ferizaj-Gjilan në fshatin Partesh, si pasoj e shpejtësisë se madhe dhe po ashtu dyshohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij del jashtë rrugës duke u rrokullisur disa here, shkruan Infoglobi.
Si pasoj e kësaj përplasje pëson me vdekje pasagjerja A. G. (1995) serbe shtetase e Kosovës me banim në Partesh, kurse lëndime të lehta pëson drejtuesi i automjetit të përfshirë ne aksident si dhe pasagjeri D. P. (1991) nga fshati Stanishor Komuna e Novoberdes.
Me vendim të prokurorit drejtuesi i automjetit është ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjilan për 48 orë./Indeksonline/