E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik me 3 të vdekur në aksin Kukës-Morinë

KUKES – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kukës-Morinë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktimat e aksidentit janë Ardita Bytyçi 22 vjeç, Bujar Sinani 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica rreth 35 vjeç. Mësohet se viktimat kishin lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Njëri prej viktimave ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe pamja e kufizuar. Dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur edhe për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 korsi është bërë në dy. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›