E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon: Në Siri Assad ka kryer krime kundër njerëzimit

NJU JORK - Kreu i OKB-së deklaroi pak më parë se ''në Siri, Bashar al Assad kishte kryer krime të shumta kundër njerëzimit'' dhe se ''do të vinte një moment që ai do të duhet të pranonte përgjegjësitë e tij për këtë''. 

''Presidenti sirian, Bashar al Assad ka kryer krime të shumta kundër njerëzimit'', deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. 

''Jam i bindur se do të ketë një proces me të cilin ai do të përballet, ku do t'i duhet të pranojë përgjegjësitë e tij lidhur me të gjitha këto krime të rënda'', theksoi shefi i OKB-së.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›