Shkupi i hap rrugë tejkalimit të krizës tregtare me Kosovën
SHKUP - Qeveria e Maqedonisë hoqi sot pasdite masën e ndalesës së importit të prodhimeve të miellit, duke i hapur rrugë tejkalimit të krizës me Kosovën.
Vendimi qeveritar pritet të hyjë në fuqi nesër në mesnatë, ndërsa pas kësaj Qeveria e Kosovës pritet të heqë embargon e plotë për prodhimet e Maqedonisë.
Me vendimin e Qeverisë së Shkupit hapet rruga e importit të prodhimeve të miellit edhe nga Kosova, një problematikë që nxiti palën kosovare për vendosjen e ndalesës për një pjesë të prodhimeve maqedonase, që çoi më pas në vendimin reciprok nga Shkupi me aplikimin e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës.
Me thellimin e krizës tregtare, Qeveria e Kosovës në fillim të javës vendosi embargo totale për prodhimet e Maqedonisë, një vendim që dëmton rëndë ekonominë e Maqedonisë, e cila eksporton mbi 300 milionë euro në vit prodhime dhe mallra në Kosovë.
Deri në fund të javës pritet t`i jepet fund krizës tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Maqedonisë. Njëkohësisht edhe shoqata e transportuesve maqedonas MAKAMTRANS pritet të vendosë heqjen e barrikadave.
(er.nu/ina/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkupi i hap rrugë tejkalimit të krizës tregtare me Kosovën