E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje 4-vjeçarin

aksidentiTiranë- Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Durrës, pasi një automjet ka përplasur për vdekje një 4-vjeçar.

Ngjarjaka ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit, pasi një automjet ka përplasur fëmijën 4-vjeçar, dhe ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

19-vjeçari Arbër Buqeza nga Rrashbulli, teksa po udhëtonte në këtë rrugë me automjetin tip “BMW” me targa AA092 EK ka përplasur fëmijën Olti Ndoj, 4 vjeç nga fshati Shënavlash i Durrësit. Mësohet se ai i ka prerë rrugën shoferit dhe i shte ky i fundit që e ka marrë në makinë duke e dërguar në spital, por ai fatkeqësisht nuk mundi të rezistonte. Policia është duke vijuar hetimet, ndërsa është ndaluar shoferi dhe po merret në pyetje.

Po sot një tjetër aksidenti ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku një 45-vjeçar në momentin që po kalonte në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një makinë, duke gjetur vdekjen. Nuk dihet indetiteti i tij, por policia ka nisur hetimet, ndërsa ësht ndaluar drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›