E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha firmos Planin e Rregullimit të Tiranës, Rama: Anulohet në qershor

berishaTiranë- Kryeministri Sali Berisha ka bërë sot firmosjen e Planit të Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të Tiranës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se kanë përfunduar projektet për ndërtimin e bulevardit të ri si vazhdimi i bulevardit Zogu I, dhe rehabilitimi i shumë zonave. Ai ka sulmuar edhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Të dashur miq! Sot, pas të gjitha diskutimeve, por dhe ndryshimeve të rëndësishme ligjore, unë sot firmosa Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të kryeqytetit të vendit apo Kushtetuten e rregullimit të territorit të Tiranes. Ky është Plani i Tiranës së këtij shekulli, që miratohet pasi janë përfunduar projektet dhe garantuar fondet për ndërtimin e bulevardit të ri deri në Paskuqan, si vazhdim i bulevardit Zogu i I-re dhe krijimit të një zone rekreative në zonën e lumit të Tiranës. Kushtetuta e re e territorit të Tiranës funksionon mbi bazën e ligjeve që shkurtojnë kohën e lejeve të ndërtimit prej 399 ditësh, e treta me e gjatë dhe më e korruptuar në botë, standard i zotit Rama, në 45 dite, standard i zotit Basha dhe Partise Demokratike. Plani i Ri u premtua 11 vjet më parë, nga ish-kryetari Rama, por nuk e bëri asnjëherë sepse i pëlqente betonizimi dhe 20%-shi i tij. Ne jemi ndryshimi. Ne jemi zhvillimi. Perpara,- shkruan kryeministri.

Por pak minuta më pas po në rrjetet sociale, ka reguar kryesocialisti Edi Rama, i cili ka thënë se ky plan do të anullohet në qershor.

“Kryeministri lajmëron me tam-tame firmosjen e planit më dritëshkurtër e korruptiv urbanistik, që ai e quan Kushtetuta e Tiranës! Anullohet në 23 qershor”,- shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›