E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fishtë, humb jetën i mituri që lëvizte me monopatinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një i mitur ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:10. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar të miturin, rreth 13 vjeç, i cili po lëvizte me monopatinë.

Përplasja ka qenë e rëndë dhe, pavarësisht transportimit për në spital, i mituri ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave dhe dinamikës së përplasjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›