E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën një 18‑vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në dalje të Fushë-Krujës, ku një 18‑vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, viktima me inicialet I.L, po shtynte një automjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës, kur një mjet fuoristradë e ka goditur me forcë.

Shoferi i fuoristradës është dorëzuar menjëherë në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›