E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 2 vëllezërit shqiptarë, plagosen rëndë 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve. Sipas protothema.gr dy vëllezër, një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar kandë ndërruar jetë ndërsa janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në Lamias-Livadeia mesnatën e 13 korrikut kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin dhe nga përplasja është hedhur në lumin Erkyna.

Për pasojë kanë humbur jetën dy vëllezërit dhe kanë mbetur të plagosur rëndë tre personat e tjerë të mjetit, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, një 29-vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Livadeisë, ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Departamenti i Qarkullimit në Livadeia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›