E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, 10 të arrestuar, mes tyre dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit

Policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge me 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë në fshatin Orovnik të Ohrit.

Si pasojë 10 persona janë arrestuar, mes tyre edhe dhëndri i kryetarit të Pogradecit Ilir Xhakolli, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›