Aksident tragjik në Greqi, vdesin katër shqiptarë
Sipas informacioneve të para, aksidenti është shënuar rreth orës 06:50 në aksin Kakavijë-Janinë, 10 kilometra larg kufirit me Shqipërinë, ku dy makina me emigrantë u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë humbën jetën Drita dhe Vasil Bezati, përkatësisht nga 51 e 58 vjeç, Vasil Bezhiti, si dhe drejtuesi i njërit prej mjeteve, ende i paidentifikuar.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, Apostol Hima, Indrit dhe Romina Bezhiti, që të tre shqiptarë.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të njërit prej mjeteve.