Aksident tragjik në Janinë, vdesin babë e bir nga Shqipëria
Një aksident tragjik me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Janinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 në kilomentrin e 10-të në aksin drejt Kakavijës, ku një automjet me targa greke në të cilin udhëtonte një familje shqiptare është përplasur më një autobus dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen babë e bir, 36 dhe 10 vjeç, ndërsa është plagosur dhe fëmija tjetër vetëm 6-vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, raporton “Ora News”.
Shoferi i makinës gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa i biri i tij 12-vjeçar, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesin e mjetit e kishte zënë gjumi, çfarë është bërë shkak dhe për përplasjen e tij me autobusin.