E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do ta zëvendësojë Hysni Burgajn në Policinë e Shtetit?

hysniMe afrimin e ndërrimit të qeverive, tashmë kanë nisur edhe thashethemet për ndryshimet në drejtori të rëndësishme. Një prej tyre është edhe Policia e Shtetit, për të cilën PS ka premtuar një reform rrënjësore.

Kandidaturat që përfliten për këtë post janë të shumta, ndoshta dhe të shtyrë nga karriera e gjatë e tyre, por dhe grada specifike për këtë post, që pak e kanë.

Sipas Shqiptarja.com, kandidatët që pritet të zëvendësojnë Hysni Burgajn në krye të Policisë së Shtetit janë ish-drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Bilbil Mema, Bajram Ibro dhe Ahmet Premçi, por dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Ilirian Zylyftari, apo drejtuesi i lartë Sokol Bizhga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›