E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Lushnjë, humb jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Lushnjë.

Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 43-vjeçari Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pas një përplasjeje të fortë me automjet në zonën e rrethrrotullimit të Plasmasit.

Nga të dhënat paraprake, automjeti tip “Benz” që drejtonte 43-vjeçari po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka humbur kontrollin, duke goditur fillimisht bordurën e rrethrrotullimit. Më pas, mjeti është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg vendit të goditjes.

Për shkak të forcës së përplasjes, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekipet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit fatal.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›