E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik në Zvicër, vdesin 28 fëmijë

Të paktën 28 nxënës gjetën vdekjen, teksa autobusi me të cilin udhëtonin është përplasur fort në një tunel.

Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 24 fëmijë të tjerë. Ngjarja tragjike u regjistruar në kantonin Valais, në afërsi me kufirin italian. Fëmijët ishin nga Belgjika dhe po ktheheshin në atdhe pas disa ditë pushime në zonat malore.

 Në radhët e viktimave janë edhe dy shoferët e autobusit. BBC-ja, citon kryeministrin e Belgjikës, Elio Di Rupo, i cili e konsideron ngjarjen si tepër të rëndë dhe një tragjike për vendit. Ministria e Jashtme belge bëri me dije se fëmijët ishin rreth 12 vjeç. Mediat vendase shkruajnë se në vendngjarje u ndodhën menjëherë rreth 300 forca të ndihmës së shpejtë.

Policia nga hetimet parapraka, tha se aksidenti është i paprecedentë, pasi në tunel nuk ka pasur trafik dhe kushtet e rrugës ishin të mira. Nga ana tjetër, autobusi ka qenë i ri dhe nuk mendohet të ketë pasur ndonjë defekt. /Start/

                                                                                             2012-03-14 09:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›