E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për marrjen 60 milionë euro, Sarkozy mohon financimin nga Gadafi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka mohuar të ketë marrë para nga familja e ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në 2007, duke i quajtur akuzat si “groteske”. Ai tha se ish-lideri libian, Gadafi ishte i njohur për mënyrën e të folurit të tij të pakuptimtë. “Më vjen keq që kanali i madh TFI, po merr informata nga disa dokumente të Gadafit dhe djalit të tij. Kur dikush citon Gadafin që ka vdekur, apo djalin e tij, që është aktualisht në gjyq, atëherë kredibiliteti është zero. Dhe kur ju merreni me llogarite e tyre me këto çështje që më pyesni, atëherë ju degradoni debatin politik”, deklaroi Sarkozi. Një ditë më parë shpërtheu skandali, sipas të cilit, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, mori 60 milionë euro nga koloneli Gaddafi, për t`i përdorur gjatë fushatës zgjedhore kur fitoi mandatin në krye të “Elysse”, në vitin 2007.
 

Rreth një muaj nga raundi i parë elektoral i 22 prillit, sipas sondazhit të realizuar nga Ifop për Paris Match, kreu i Elizeut fiton një pikë e gjysmë dhe shkon në 28.5 për qind të preferencave, ndërsa Hollande zbret me 1.5 për qind dhe qëndron në nivelin e 27 përqindëshit. I njëjti sondazh tregon se në rundin e dytë kandidati socialist do të jetë në krye, edhe pse me rënie me dy pikë (54.5 për qind kundër 45.5 për qind).
 

Garës presidenciale i është bashkuar edhe liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marinë Le Pen. Kjo e fundit dhe zyrtarët e partisë së saj, Partia e Ballit Kombëtar, kanë thënë se ajo ka siguruar 500 nënshkrimet e nevojshme për të garuar në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në dy runde në prill dhe
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›