E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, 22 fëmijë vdesin në një aksident rrugor

Të paktën 22 persona, përfshirë 22 fëmijë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në rajonin e Valaisit në Zvicër.

Lajmi bëhet i ditur nga “France Press” e cila citon policinë zvicerane e cila thekson se viktimat po udhëtonin drejt Sionit kur autobuzi me të cilin udhëtonin u përplas me tunelin .
 

Raportohet se 24 fëmijë te tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me helikopterë dhe ambulance në katër spitale.
 

Në autubus ishin 52 pasagjerë nga qytetet e Lomelit dhe Heverlit në Belgjikës.
 

Në Bruksel, Ministria e Jashtme belge tha se shumica e fëmijëve ishin rreth moshës 12 vjeçare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›