Aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë, 2 të vdekur, 1 i plagosur
KUKES – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kukës-Morinë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit.
Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe pamja e kufizuar. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)